Telegrafi

Ndërhyrje e ashpër nga Xhaka, gjyqtari e përjashton me të kuq (Video)

Arsenali ka krijuar epërsinë prej 1-0 përballë Burnleyt në minutën e 59-të.

Golin e epërsisë e shënoi mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi.

Por vetëm disa minuta më vonë, një tjetër shqiptar i Arsenalit u bë protagonist.

Kësaj radhe Granit Xhaka pas një ndërhyrje brutale u ndëshkua direkt me karton të kuq nga gjyqtari kryesor Moss.

Xhaka e humbi topin në mesfushë dhe në tentim për ta rifituar atë bëri një ndërhyrje të ashpër ndaj Steven Defour.

Arsenali pjesën tjetër të ndeshjes do ta luaj me një lojtar më pak. /Telegrafi/