Telegrafi

Ndërhyrja horror e Pickfordit ndaj Van Dijkut – holandezi mund t’i mungojë gjatë Liverpoolit

Evertoni dhe Liverpooli janë duke u përballur në kuadër të javës së pestë në Ligën Premier.

Dy rivalët lokal aktualisht kanë tundur nga një herë rrjetën e njëra tjetrës në pjesë të parë, derisa po zhvillohet një sfidë me ritëm tejet të lartë.

Pas vetëm tre minutash lojë në Goodison Park, Sadio Mane i kaloi The Reds në epërsi me një asist të Andy Robertson.

Por, tetë minuta më vonë, portieri i Toffes, Jordan Pickford bëri një ndërhyrje të tmerrshme në Virgil van Dijkun, duke e detyruar atë që të lëshojë fushën para kohe.

Në vend të tij u fut Joe Gomez, derisa Evertoni përfitoi nga ai rast, për t’i zënë mysafirët në befasi.

Michael Kean shënoi në minutën e 19-të për 1-1 me një asistim të bukur nga James Rodriguez.

Me lëndimin që mori Van Dijk, pritet që Jurgen Klopp mos të llogarisë në të për së paku në katër javë. /Telegrafi/