Telegrafi

Ndërhyrja fantastike e Granit Xhakës që ia mohoi golin Anglisë

Teksa ka kaluar rreth një orë lojë në ndeshjen mes Anglisë dhe Zvicrës që po përballen në kuadër të fazës çerekfinale të Euro 2024, shumë pak raste u krijuan gjatë këtij takimi.

Të dy ekipet po mbronin mirë hapësirat e tyre, duke mos lejuar njëra-tjetrën që të shfrytëzojnë ndonjë gabim eventual për të shënuar.

Si shpeshherë sezonin e kaluar me Bayer Leverkusenin, tani edhe me Zvicrën, Granit Xhaka po tregon paraqitje të shkëlqyera.

Ylli shqiptar është në mesin e lojtarëve më të dalluar të Euro 2024, teksa si kapiten po vazhdon ta udhëheq Zvicrën në Kampionatin Evropian.

Lexo po ashtu Granit Xhaka ofron gjithçka që i mungon mesfushës së Anglisë – ylli shqiptar synon “vitin e ëndrrave”

Këtë e dëshmon edhe një ndërhyrje fantastike që Xhaka e bëri në pjesën e parë duke ia mohuar Anglisë pothuajse një gol të sigurt.

Pas një depërtimi të rrezikshëm në krah të Bukayo Sakas, topi shkoi tek këmbët e Kobbie Mainoos i cili u gjend në një situatë të mirë shënimi përballë portës.

Ishte Xhaka ai i cili me ndërhyrjen e tij që pati një vlerë goli, bëri që topi të përfundonte jashtë portës dhe të mos rrezikohej porta e Pickford.

Mbetet të shihet se cili do të jetë epilogu përfundimtar i këtij takimi, por të dyja ekipet po luftojnë në kërkim të shanseve të tyre./Telegrafi/