Site icon Telegrafi

Ndër vite në Kosovë rreth 130 persona kanë vdekur nga mbidoza e drogës

Vdekja nga mbidoza me narkotikë po vlerësohet se më së shumti e shkakton përzierja e drogave dhe përdorimi i shumëllojshmërisë së tyre. Ndër vite statistikat tregojnë se mbi 100 persona kanë humbur jetën si pasojë e mbidozës me drogë.

Përzierja e llojeve të drogës e përdorimi i shumëllojshmërisë së tyre, duket të ketë rritur numrin e personave që humbin jetën si pasojë e mbidozës me narkotikë.

Policia e Kosovës nuk posedon të dhëna për numrin e vdekjeve nga mbidoza, megjithatë sipas tyre, vetëm në vitin 2022 janë kapur rreth 200 kg heroinë.

E pikërisht ky lloj i drogës, sjellë vdekjet më të shpeshta, thonë në Institutin “Labirinth”.

“Kryesisht vdekjet kanë qenë si pasojë e përdorimit të drogës heroinë, e cila është mjaft e rrezikshme për overdozë. Ndërsa ne kemi vërejtur se dy vitet e fundit ka problem shumë me rreziqet për vdekje nga mbidozat, përdoruesit e drogave të shumëfishta, pra ata që përdorin shumllojshmëri të drogave është faktori kryesor i rrezikut për vdekje nga  mbidozat që nga kokaina e gjithë llojeve të tjera”, ka thënë Safet Blakaj.

Në Institutin “Labyrinth”, që trajton njerëzit e varur nga drogat, thonë se nga mbidoza, ndër vite kanë vdekur mbi 100 njerëz.

“Viti që ka pas më shumti vdekje nga drogat ka qenë viti 2013, që kanë qenë 17 persona brenda vitit, viteve tjera gradualisht ka ra numri, derisa psh. vitin e kaluar kemi pasur vetëm  4 raste të vdekjes, viti 2020 – 6 persona,  viti 2019 – 9 persona e kështu me radhë”, shtoi Blakaj.

Por, sipas psikologut Dorjan Krasniqi, mungesa e informacionit për drogën, bën që persona të caktuar të arrijnë mbidozën.

“Mungesa e informacionit të saktë nga persona që tentojnë të eksperimentojnë me këto droga i çon deri tek konsumimi dhe varësia ndaj substancave narkotike. Mirëpo, mund të jetë edhe presioni social, kur një individ bën pjesë në një grup ku lëndët narkotike konsumohen atëherë personi mund të gjykojë se edhe ai duhet të bëjë të njejtën gjë për t’u pranuar më lehtë nga grupi. Mund të jenë dhe humbjet e personave dhe ngjarjet e rënda jetësore”, është shprehur Krasniqi.

Sipas të dhënave të Policisë, gjatë vitit 2022 përveç heroinës është konfiskuar edhe një numër i madh i marihuanës dhe kokainës./Portali D/

Exit mobile version