Kemal Kilicdaroglu, i cili ka mbështetjen e gjashtë partive opozitare, thotë se nëse fiton zgjedhjet në Turqi, do të sjellë liri dhe demokraci.
“Të rinjtë duan demokraci. Ata nuk duan që policia të vijë në derën e tyre herët në mëngjes vetëm sepse kanë shkruar në Twitter”, tha ai.
Ai është rivali kryesor i Recep Tayyip Erdoganit në zgjedhjet e 14 majit, raporton bbc.
Sondazhet i japin atij një avantazh të lehtë, por se mund të arrij fitore pas raundit të dytë të zgjedhjeve.
Turqit aktualisht mund të shkojnë në burg për “fyerje të presidentit”.
“Të rinjve u them se mund të më kritikojnë lirisht. Do të sigurohem që ta kenë këtë të drejtë”, shtoi ai.
Ndryshe, pesë milionë turq do të votojnë për herë të parë në këto zgjedhje. /Telegrafi/