Telegrafi

Ndër të rrallët që e pranojnë, Pelle: Po të mos ishin paratë nuk do të shkoja në Kinë

Getty Images

Graziano Pelle ka rrëfyer se nuk do të shkonte në Kinë, po të mos ishte oferta e majme që i bëri klubi Shandong Luneng.

Në një intervistë televizive, sulmuesi italian la treguar se paratë ishin arsyeja kryesore për vendimin që mori.

“Nuk ka dyshim se nuk do të vija asnjëherë këtu po të mos ishin gjtihë ato para”, ka thënë 31-vjeçari.

Pelle shkoi në Kinë nga Southamptoni vetëm disa javë pas përfudnimit të ‘Euro 2016’.

Nuk ka dyshim se ai ka mundur të luante në ndonjë klub më të madh, porse vendosi të ndiqte paratë. /Telegrafi/