Pasi u pajtua me Meek Mill gjatë koncertit në Boston muajin e kaluar, Drake ka ndërprerë një tjetër konflikt.
Gjatë një prej gjashtë koncerteve në Los Angeles në kuadër të turneut “Aubrey and the Three Migos Tour”, reperi befasoi adhuruesit në Staples Center duke sjellë në skenë Chris Brown.
“Unë kam menduar se këtu në Staples Center do të ishte momenti i duhur për të ndarë këtë gjë së bashku. Dua të ndaj skenën me këtë njeri dhe shpresoj që do të kënaqeni”, u shpreh Drake.
Breezy më pas ndezi të pranishmit duke performuar këngën “Party”.
“Ai është një prej talentëve më të mëdhenj që ka jetuar ndonjëherë”, u shpreh Drake për Chris Brown.
Drake më pas shtoi se ka dëshirë që pas kësaj performance bashkë me Chris Broën të bëjnë edhe muzikë.
Për herë të fundit që dyshja kanë performuar bashkë ishte në vitin 2009.
Adele ishte në audiencë dhe e ka përshkruar performancën si një prej më të preferuarave të saj ndonjëherë.
Oiii Champagne Papi blew my mind tonight! Best production I’ve ever seen hands down and way up there with one of my favorite shows of all time. Huge love ❤️
— Adele (@Adele) October 13, 2018
Drake do të performojë edhe dy herë në Staples Center në dy ditët e ardhshme për shkak të kërkesës së madhe. /Telegrafi/