Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, është duke u përballur me luftë të brendshme se ai përket trajnerit të ri.
AS shkruan se presidenti i Real Madridit tashmë ka biseduar me Jose Mourinhon për të zëvëndësuar Santiago Solarin në krye të ekipit.
Real Madridi është jashtë tri garave kryesore pas një jave katastrofale të rezultateve.
Florentino beson se dora e rëndë e Mourinhos do të jetë e nevojshme tani te Real Madridi.
Por, numri 2 i tij te klubi mbretëror, Angel Sanchez, ka shprehur kundërshtimin e tij me rikthimin e portugezit duke parë telashet që ai ka pasur me Sergio Ramosin dhe Karim Benzeman.
Të tjerë antarë të bordit janë kundër Mourinhos dhe kanë vënë në top listë trajnerin Joachim Low.
Por, për momentin, Florentino po insiston fuqishëm që të sjellë “The Special One” sa më shpejt që është e mundur. /Telegrafi/