Pas ndarjes nga Gerard Pique, Shakira, dëshiron të largohet nga Spanja dhe të shkojë në Miami bashkë me fëmijët e saj ‘sepse nuk ka miq në Barcelonë, sipas një emisioni “Mamarazzis”.
Në ‘podcast’-in e drejtuar nga Lorena Vazquez dhe Laura Fa, u zbulua se futbollisti nuk dëshiron që fëmijët e tij, Milan dhe Sasha, të ikin për të jetuar kaq larg dhe ka dërguar një kërkesë, nëpërmjet avokatëve të tij, për ta parandaluar.
Prezantuesit folën edhe për pseudonimin “La Patrona”, me të cilin miqtë e Piques e njohin yllin e “Te Felicito”, pasi sipas Vazquez kishte zbuluar më parë, kjo ndodh sepse Shakira nuk ishte aq e mirë me miqtë e futbollistit.
Don’t You Worry w/ @bep + @davidguetta ? OUT NOW on all platforms! https://t.co/tF7Kxq0E3Z pic.twitter.com/BF9gZFIRjV
— Shakira (@shakira) June 17, 2022
“Mamarazët” treguan se e dinë emrin e vajzës me të cilën Pique e tradhtoi Shakiran, por se nuk do ta zbulojnë “sepse është një person absolutisht anonim”, vetëm theksuan se është “studente e juridikut”.
Përveç kësaj, ata komentuan se disa ditë më parë, këngëtarja kolumbiane u shpërqendrua për pak nga problemet e saj duke shkuar së bashku me fëmijët për të bërë sërf në Santander të Spanjës, por pa u ndalur së foluri me avokatët e saj për të “arritur një marrëveshje për një borxh që ajo ka me organet tatimore”.
Sipas informacioneve të publikuara nga La Vanguardia, ish-çifti e vendosën besimin e tyre në duart e dy firmave ligjore. Të gjitha, për të zgjidhur regjimin e kujdestarisë së fëmijëve të tyre.
Shakira do të kishte propozuar që, përveç transferimit të të dy fëmijëve në Miami, Gerard Pique mund të kishte një regjim për t’i vizituar.
Megjithatë, ai nuk e pranon këtë kusht. Arsyeja do të ishte ambienti i ri me të cilin do të përballeshin fëmijët e tij.
Pique preferon që ata të vazhdojnë të qëndrojnë në Barcelonë, vendin ku kanë lindur. /Telegrafi/