Jennifer Lopez po shijon pushimet verore pa bashkëshortin e saj, Ben Affleck.
Në fotot e reja të siguruara nga Fox News Digital, këngëtarja e “Let’s Get Loud” shkrepi disa selfie ndërsa ishte në një varkë në brigjet e Italisë.
Lopez u shfaq me një kostum banje të bardhë, kishte vënë disa aksesorë dhe po pinte një pije të ftohtë.
Ndërsa Lopez vazhdon të shijojë pushimet e vetme, Affleck së fundmi foli për nivelin e famës së gruas së tij dhe vëmendjen e padëshiruar.
Gjatë një paraqitjeje në episodin premierë të sezonit të katërt të shfaqjes ‘Peacock’ të Kevin Hart “Hart to Heart”, fituesi i çmimit Oscar tha: “Ne shkuam diku me [Jennifer] – nuk më kujtohet sepse ajo është kaq e famshme dhe – njerëzit e duan atë dhe ajo përfaqëson vërtet diçka të rëndësishme për njerëzit”, tha Affleck për Lopez, e cila aktualisht po udhëton e vetme në Itali mes thashethemeve të vazhdueshme për ndarje.
“[Për mua] njerëzit janë si “Hej, më pëlqen filmi yt”, dhe më pas ata janë si “Ah! J-Lo!”. Është e mrekullueshme, e dini çfarë dua të them?”.
Lopez dhe Affleck thuhet se janë përpjekur në heshtje të shesin shtëpinë e tyre prej 60 milionë eurosh në Beverly Hills.
Të dy kanë jetuar të ndarë për një kohë të gjatë. /Telegrafi/