Tom Brady është një nga lojtarët më të mirë në histori të futbollit amerikan, ndërsa është në lidhje martesore tash e sa vite me modelen e njohur Gisele Bundchen.
Por në kohët e fundit lidhja e tyre është në rrezik serioz të mbarojë.
Përmasat e kësaj lidhje janë të njëjta me të asaj që kishte ylli i Barcelonës, Gerard Pique me këngëtaren kolumbiane Shakira.
Brady dhe Bundchen nuk po pajtohen me vendimin e lojtarit që të rikthehet të luajë sërish pas pensionimit, shkruan Page Six. Modelja mendon që Brady duhet ta vënë familjen e tij në radhë të parë, para sportit.
Cili çift është më i rëndësishëm Brady-Bundchen apo Pique-Shakira?
Nëse kjo ngjarje përfundon me divorc për çiftin Brady-Bundchen, është e pamundur të mos lidhet kjo me ndarjen e Pique dhe Shakira, edhe pse arsyet janë të ndryshme.
Kjo pasi fituesi i Kupa e Botës 2010 me Spanjën në Afrikën e Jugut, ishte duke e tradhtuar yllin e këngës “Waka Waka”.
Arsyeja kryesore pse çifti Brady-Bündchen do t’ia kalonte çiftit Pique-Shakira, ka të bëjë me rëndësinë e të dy sportistëve, ndërkohë që Brady konkurron dhe fiton shpesh debatin si lojtari më i mirë në historinë e NFL-së, ndërsa Pique, edhe pse ka qenë një lojtar shumë i jashtëzakonshëm, është larg të qenit, në mos fare, mbrojtësi më i mirë në historinë e Barcelonës.
Në rastin e femrave niveli i rëndësisë është i ngjashëm, modelja braziliane konsiderohet si një nga më të rëndësishmet në historinë e kësaj industrisë, ndërsa këngëtarja kolumbiane njihet edhe si një nga interpretuesit më të mirë të muzikës pop sot. /Telegrafi/