Site icon Telegrafi

Ndarja e ulëseve, AAK përfaqësohet nga 13 deputetë kurse PSD vetëm me Natyra Kuçin

Nga shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare nga ana e KQZ-së, AAK-PSD kanë arritur të marrin 96 mijë e 883 vota apo 11, 477%.

Bazuar nga ky numër i votave, këtij koalicioni në Kuvendin e Kosovës do t’i takojnë 14 ulëse.

Kandidatët të cilët kanë marrë votat e mjaftueshme për të përfaqësuar qytetarët në Kuvendin e Kosovës nga ky koalicion janë si më poshtë:

Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Bekë Berisha, Pal Lekaj, Time Kadrijaj, Rasim Selmanaj, Gazmend Syla, Ali Berisha, Arber Tolaj, Shkumbin Demalijaj, Albena Reshitaj, Teuta Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi dhe Natyra Kuçi.

Nga këta katërmbëdhjetë deputet, Natyra Kuçi është deputetja e vetme që do ta përfaqësoj PSD-në në Kuvendin e Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version