Telegrafi

Ndarja e Majkut dhe Majlindës ishte lojë? (Foto)

Reperi Majk u bë i famshëm si pjesë e grupit “TDS”. Ky rep grup sjolli shumë hite, këngë që e morën notën pozitive nga publiku.

Majku pak e nga pak krijoi karrierën e tij si solo artist. Idetë e tij për të depërtuar në skenën muzikore shqiptare ishin të qarta, andaj ai secilin hap e ka hedhur me vetëdije të plotë. Për artistin që është pjesë e labelit “Babastars” ishte krijuar një skemë e mirëfillte nga labeli që e menaxhon.

Një martesë a bebe, duket se ishte jashtë “programit”, andaj lidhja e Majkut e mbi të gjitha bërja baba ishte diçka jashtë parashikimeve.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga estrada shqiptare

Por, kjo gjë u shfrytëzua mjeshtërisht me një strategji të caktuar, për ta futur reperin në vorbullën e thashethemeve dhe për ta aktualizuar sa më shumë. Kjo funksionoi mrekullisht, duke e bërë reperin personazhin më të përfolur të shoubizit vendor, gjithnjë sipas burimeve të revistës “Kosovarja”.

Majk dhe Majlinda Zeka për asnjë ditë nuk ka qenë të ndarë realisht. E gjitha ishte lojë për vëmendje sipas revistës së njohur shqiptare.