Telegrafi

Ndarja e çmimeve Oscar – disa të dhëna interesante

(Foto: Getty Images)

Edicioni i radhës i ceremonisë më të madhe të filmit, Academy Awards, zhvillohet në Dolby Theatre në Hollywood, ku do të ndahen çmimet Oscar për arritjet më të mira në industrinë e filmit.

Në ndërkohë, jua sjellim disa të dhëna interesante në lidhje me këtë ngjarje të madhe artistike:

Vendi i ku organizohet ceremonia e përvitshme e ndarjes së çmimeve Oscar është Dolby Theatre që i ka 3.300 ulëse.

Gjatësia e qilimit të kuq në Dolby Theatre është 152 metra.

(Foto: Getty Images)

Pesha e një statuje Oscar është 3.85 kilogramë.

Statuja Oscar është e gjatë 34.29 centimetra.

(Foto: Getty Images)

Aktori më i moshuar që e ka fituar këtë trofe është Henry Fonda në vitin 1981 (për performancën në filmin “On Golden Pond”), i cili asokohe kishte 76 vjet e 317 ditë.

Regjisori më i moshuar që e ka fituar ndonjëherë çmimin Oscar është Clint Eastwood (në vitin 2004 me “Million Dollar Baby”). Ai ishte 74 vjeç e 272 ditë kur e fitoi çmimin.

(Foto: Getty Images)

Aktori më i ri që e ka fituar trofeun çmimin Oscar është Adrien Brody. Në vitin 2002, ai kishte 29 vjet e 343 ditë kur e fitoi çmimin me filmin “The Pianist”.

Kevin O’Connell është nominuar 20 herë për këtë trofe dhe nuk ka fituar asnjëherë.

Disa njerëz paguhen për të plotësuar vendet në ulëse kur personi i cili është i akomoduar aty, është ose duke marrë çmim ose diku tjetër. Këta individë janë të punësuar që kur kamera të kthehet nga publiku salla të mos duket bosh, ndërsa paguhen 125 dollarë vetëm për një orë.

(Foto: Getty Images)

Shtëpia televizive, ABC, ka transmetuar çdo eveniment të ndarjes së çmimeve Oscar që nga viti 1976. ABC ka një kontratë për të transmetuar Oscarin deri në vitin 2020 dhe çdo vit paguan nga 75 milionë dollarë. /Telegrafi/