Site icon Telegrafi

Ndarja e bujshme e tyre – vëllai i Shakiras thuhet se nuk e ka dashur asnjëherë Piquen

Foto: Arkiv

Ndarja e Shakiras dhe Gerard Piques vazhdon të jetë shumë e përfolur në shtyp, edhe pas një muaji pas ndarjes së tyre.

Mosmarrëveshjet për kujdestarinë e fëmijëve të tyre tashmë kanë nisur, me këngëtaren kolumbiane që njëherësh është e dëshpëruar për të lënë Barcelonën dhe për të shkuar në Miami në mënyrë që të jetë më afër familjes së saj dhe të shijojë jetën e re.

Gjërat nuk kanë qenë të lehta, dhe Informalia tani ka raportuar se vëllai i Shakiras, Tony ‘Tonino’ Mebarak, nuk e ka dashur kurrë mbrojtësin e Barcelonës gjatë lidhjes së tyre 12-vjeçare.

Foto: Screenshot/Arkiv

Gazeta ka raportuar se Tonino ishte një nga njerëzit e parë që vuri re se sjellja e Pique nuk ishte aspak e drejtë duke pasur parasysh seriozitetin e marrëdhënies së tyre, dhe ai ishte më pak se i impresionuar nga zakonet e futbollistit për të kaluar netë jashtë.

Lexo po ashtu Ndarja me Piquen, Shakira dëshiron të largohet nga Miami por nuk lejohet për shkak të fëmijëve

Tonino konsiderohet nga shumë si krahu i djathtë i Shakiras dhe dyshja kanë një marrëdhënie shumë të ngushtë. Ai madje menaxhon disa aspekte të jetës së saj.

Foto: Screenshot/Arkiv

Ai është personi tek i cili mbështetet këngëtarja dhe ajo ka të ngjarë të hapet me të së pari për të gjitha problemet që kishte pasur me Piquen.

Shakira dhe Pique u ndanë pas më shumë se 12 vitesh së bashku, ndërkohë që kanë bashkë dy djem.

Foto: Screenshot/Arkiv

Deri në këtë periudhë, janë bërë një sërë aludimesh për marrëdhënien e trazuar të ish-çiftit. /Telegrafi/

Exit mobile version