Telegrafi

Ndani dy minuta për t’ia shikuar 52 golat nga gjuajtja e lirë të shënuara nga Lionel Messi

Lionel Messi e shënoi golin e 600-të karrierës së tij për Barcelonën, në një mënyrë shumë të veçantë. 

Maestro argjentinas shënoi nga një goditje e dënimit në këndim në të lartë të portierit Alisson të Liverpioolit në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve.

Messi ka shënuar 52 gola nga goditjet e dënimit.

Lionel Messi . (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)

Një përdorues i Twitterit i ka mbledhur të gjitha golat në një video.

Kjo video zgjat dy minuta, ku mund t’i shihni të gjitha golat nga goditjet e lira të shënuara në Barcelonë dhe në detyrë me kombëtaren ‘La Albiceleste’.

https://twitter.com/SBezzerri/status/1123729021555159040?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1123729021555159040&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.sportbible.com%2Ffootball%2Fnews-legends-two-minute-vid-of-messis-free-kicks-is-the-best-thing-youll-see-20190503

Ai kishte treguar se pas stërvitjes gjuan shpesh për t’i praktikuar.

“Është e vërtetë që shumë herë kemi qëndruar pas stërvitjes për të praktikuar”, kishte thënë 31-vjeçari në dhjetor. /Telegrafi/