Romani erotik “Funny Hill” i cili flet për shfrytëzimin seksual të vajzave të reja u ndalua në Britani të Madhe pasi do të “trazonte studentët”.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për romanin i cili gjithashtu ishte ndaluar edhe para 270 vjetësh kur së pari doli, shkaku i përmbajtjes.
Romani atëbotë ishte ndaluar nga Peshkopi i Londrës, i cili, pasi e kishte lexuar, kishte thënë se ishte diçka “më e pafytyrë që ai kishte lexuar ndonjëherë”.
Megjithatë, siç thuhet më tej, censura u hoq në vitin 1970 dhe romani ka qenë në dispozicion, madje duke u përdorur edhe si referenca në universitete.
Ky roman gjithashtu ishte përshtatur edhe në një realizim televiziv nga BBC.
Tani, me iniciativën e ekspertes së letërsisë së shekullit 18-të, Judith Hawley nga Universiteti i Londrës përsëri ndalimi është vendosur për shkak të frikës se “studentët mund të trazohen”.
Megjithatë, jo të gjithë e ndajnë këtë mendim.
“Ideja se të rinjtë dhe gratë duhet të mbrohen nga leximi është tragjike”, tha Profesor Frank Furedi nga Universiteti i Kentit.
“Funny Hill” është konsideruar i pari pornografisë përmes prozës. Edhe pse më i ndaluari, ai thuhet se u bë romani më popullor dhe lexuesit gjithmonë kanë gjetur mënyra për të marrë për të. /Telegrafi/