Site icon Telegrafi

Ndaluan veturat në mes të autostradës, grabitën birrat që ranë prej një kamioni (Video)

Autostrada në Maraisburg të Afrikës së Jugut, është bllokuar pjesërisht, shkaku i shoferëve të pandërgjegjshëm, që i lan veturat e hapura, për të grabitur shishet e birrave, që kishin rënë prej rimorkios së një kamioni.

Në mesin e veturave, ishte edhe një autobus i vogël, pasagjerët e të cilit u bashkuan të mblidhnin shishet që kishin shpëtuar pa u thyer, transmeton Telegrafi.

Me këtë rast, ata rrezikonin jetën të goditeshin nga ndonjë veturë në lëvizje, apo të priteshin nëpër xhamat e shpërndara.

“Ja çfarë ndodhë në Afrikën e Jugut. Kamioni zbrazë alkoolin nëpër autostradë, banorët shkojnë të mbledhin. Urime festat e fundvitit” ka thënë një i panjohur që e ka filmuar ngjarjen.

Policia ka thënë se është e njoftuar me ngjarjen, por nuk k dhënë shpjegim se si ranë pijet, apo çfarë do të ndodhë me ata që i mblodhën. /Telegrafi/

https://youtu.be/Boig0VcfK20

Exit mobile version