Site icon Telegrafi

Ndaluan për shkak të defekteve të veturës në Drenas, hajnat i vjedhin çantën me 580 euro

Foto: Ilustrim

Një grua ka raportuar se i është vjedhur çanta me dokumente personale dhe 580 euro, nga vetura me të cilën ishte ndalur në Korroticë të Drenasit për shkak të një defekti gjatë vozitjes.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 15:10.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se, derisa ishte me bashkëshortin duke lëvizur me veturë (Fushë Kosovë-Prizren) për shkak të një defekti në veturë janë ndalur dhe gjatë angazhimit për rregullimin e veturës, persona të panjohur kanë arritur që nga vetura t’i vjedhin çantën në të cilën kishte dokumentet personale dhe  pesëqind e tetëdhjetë (580) € para të gatshme dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.

Po ashtu sipas raportit, lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. /Telegrafi/

Exit mobile version