Site icon Telegrafi

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Presidentja Vjosa Osmani e ka përballur të hënën homologun serb, Aleksandar Vuçiq, me krimet e Serbisë gjatë luftës në Kosovë.

Dhunimet, krimet dhe masakrat serbe ishin ndër çështjet që Osmani i përmendi në Këshill të Sigurimit, e përcjellëse me të ishte edhe Vasfije Krasniqi-Goodman, e mbijetuar e dhunës seksuale.

Ajo gjithashtu, i kërkoi Vuçiqit që të ndalej për një moment dhe t’i kërkojë falje viktimave të regjimit të Millosheveqit.

“Viktimat e atij regjimi janë këtu, ndalu një moment dhe kërkoju falje nëse ke sadopak njerëzillëk në vete”, ishin ndër fjalët e Vjosës drejtuar homologut serb.

Lexo po ashtu Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shikoj në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Por, siç duket ky moment ka zgjuar vëmendjen e shumtë edhe tek figurat e njohura dhe ishte po ashtu edhe babai i Rita Orës, Besnik Sahatçiu i cili e shpërndau këtë moment të presidentes Osmani në rrjetin social Instagram.

Sahatçiu e duartrokiti presidenten Osmani për ballafaqimin që i bëri ajo presidentit serb të hënën në OKB. /Telegrafi/

Exit mobile version