Site icon Telegrafi

‘Ndaloni me këtë histori’, Amorim tregon nëse ka marrëveshje me Liverpoolin

Trajneri i Sporting Lisbonës, Ruben Amorim ka mohuar marrëveshjen me Liverpoolin, ku përflitej si pasues i Jurgen Kloppit.

Një thashetheme u shfaq në fillim të kësaj jave ku thuhej se Amorim kishte rënë dakord për një kontratë trevjeçare me Liverpoolin.

Më pas është mohuar nga disa gazetarë dhe tani për këtë ka folur edhe vetë trajneri portugez.

Lexo po ashtu Liverpooli ka arritur 'marrëveshje verbale' me trajneri e ri

Amorim ka kërkuar nga njerëzit të ndalojnë thashethemet e të ardhmes së tij, pasi nuk ka asgjë të vërtetë.

“Nuk jam takuar me Liverpoolin për asnjë intervistë dhe nuk ka marrëveshje, nuk është e vërtetë”, ka thënë 39-vjeçari.

Lexo po ashtu “Nuk mund ta them ashtu siç bëri Xabi Alonso”, Ruben Amorim thyen heshtjen për të ardhmen e tij

“Unë jam një menaxher i Sportingut, dua të fitoj këtu dhe nuk kam takuar asnjë klub. Asgjë nuk është rënë dakord”.

“Ndaloni me këtë histori. Kjo është hera e fundit që flas për të ardhmen time”, përfundoi Amorim. /Telegrafi/

Exit mobile version