Zyrtarët komunal në Nagpur të Indisë, kanë refuzuar kërkesën e familjes së shtresës së ulët që të lidhen në rrjetin e ujësjellëjsit.
Mirëpo, Bapurao Tajne nuk ka lejuar që familjarët e tij të diskriminohen, dhe ka filluar të gërmojë për të hapur një bunar, transmeton Telegrafi.
Ai ka punuar pa ndërprerë për 40 ditë, ndërsa fshatarët e qeshnin meqë nuk kishin shpresë se do të dilte ujë.
Por bunari që e ka hapur ai, tani po e furnizon tërë fshatin me ujë, e jo vetëm anëtarët e tij të familjes.
“Nuk lejova që dikush nga shtresa e lartë, të na diskriminojë. Ata që më qeshnin, tani po vinë të marrin ujin, që është i hapur për të gjithë”, ka thënë Tajne, i cili jeton në një pjesë periferike.