Pothuajse deri para disa ditëve në të gjitha objektet hotelierike është ndaluar duhani edhe në tarraca ku deri pak më herët ishte e lejuar pirja duhanit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ligji parashikon dënime prej 2 mijë deri 4.500 euro për personat juridik të cilët do ta shkelin ligjin dhe dënime prej 500 deri 1 mijë euro për personat përgjegjës në subjektet ligjore.
Hotelierët janë të ndarë sa i përket vendosjes së gjovbave. Sipas ‘Skopje Info’, njëra palë thotë se me këtë zvogëlohet fitimi dhe se duhanpirësit marrin një pjesë të madhe të të ardhurave, kurse tjerët thotë se është koha e vërtetë që të vendoset rend i tregut dhe ligji të vlejë për të gjithë.
Ligji për duhan hyri në fuqi në tetor të vitit 2010, ku edhe pas shumë reagimeve, por me disa korigjime i njëjti vlen edhe sot. /Telegrafi/