Një ndalim i cigareve të mentolit hyri në fuqi në Bashkimin Evropian që nga sot, në një përpjekje për të dekurajuar të rinjtë nga pirja e duhanit.
Ndalimi i cigareve me aromë dhe produkteve të duhanit hyri në fuqi në vitin 2016, por produktet me një pjesë të tregut prej më shumë se tre për qind – të tilla si cigare me shije mentol – kanë gëzuar një përjashtim edhe sot e kësaj dite.
Rregullorja është pjesë e direktivës së BE për produktet e duhanit, e cila u miratua në vitin 2014 pas bisedimeve të vështira, presioneve të industrisë dhe sfidave ligjore.
Direktiva gjithashtu urdhëroi që cigaret dhe produktet e duhanit të përmbajnë paralajmërime edhe më të qarta shëndetësore dhe të mbulojnë 65% të pjesës së përparme dhe të pasme të kutisë.
Rregullat duhet të ulin nivelin e pirjes së duhanit te të rinjtë. Komisioni Evropian thotë se pirja e duhanit është shkaku më i madh i vdekjes së parakohshme në BE.
Sipas të dhënave, në BE, 26% e popullsisë së përgjithshme dhe 29% e të rinjve midis moshave 15-24 vjeç pinë duhan. /kp/Telegrafi/