Telegrafi

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për dhunimin e një femre në Mitrovicë

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar në Mitrovicë pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar seksualisht një femër kosovare.

Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është ndaluar për 48 orë.

“Skenderaj, Mitrovicë shtator-tetor -2020-NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar nën dyshimin se i njëjti e ka dhunuar seksualisht viktimën femër kosovare. Viktima është dërguar në IML ndërsa i dyshuari pas intervistimit  me vendim të prokurorit është ndaluar për 48-orë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/