Një person është arrestuar në Mitrovicë pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar seksualisht një femër kosovare.
Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është ndaluar për 48 orë.
“Skenderaj, Mitrovicë shtator-tetor -2020-NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti e ka dhunuar seksualisht viktimën femër kosovare. Viktima është dërguar në IML ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është ndaluar për 48-orë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/