Telegrafi

Regjistroi persona kundërligjshëm për të përfituar pensione bazë, nalohet një zyrtar në Gjilan

FotoL Ar

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për krime të rënda, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, ka ndaluar për 48 orë të dyshuarin I.R nga fshati Verbicë e Zhegovcit komuna e Gjilanit, për dyshim se i njëjti si person zyrtar i Shërbimit të Gjendjes Civile në fshatin Bresalc dhe në fshatin Verbicë e Zhegovcit ka keqpërdorur pozitën.

I njëjti dyshohet se ka regjistruar disa persona ne kundërshtim me Ligjin e Shtetësisë së Republikës së Kosovës dhe Udhëzimin Administrativ 18/2013/

“Kkonkretisht ka vepruar në kundërshtim me nenin 32 të Ligjit të Shtetësisë së Republikës së Kosovës dhe me nenin 9 paragrafi 4 dhe neni 11 paragrafi 2 te Udhëzimit Administrativ 18/2013, duke regjistruar personat të ndryshëm në Komunën e Novobërdës, e të cilët më pastaj kanë përfituar pensione bazë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/