Njësia policore e Stacionit për Mbikëqyrjen e Kufirit në Gjilan ka ndaluar një automjet, në të cilin gjatë kontrollit janë gjetur 15 pako me nga 20 shishe (0.9 L) gaz prodhim serb.
Me urdhër të prokurorit kompetent, personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa malli dhe automjeti janë sekuestruar dhe dorëzuar në terminalin doganor për procedura të mëtejshme.
Policia vazhdon të intensifikojë kontrollet për të parandaluar kontrabandën dhe për të siguruar zbatimin e ligjit në kufij. /Telegrafi/