Telegrafi

Ndalohet një serb në Zubin Potok, tentoi të transportonte dru pa dokumentacion në Serbi

Policia e Kosovës njofton se në fshatin Banjë në Zubin Potok më datë 10.10.2019, në orën 15;45, nga njësitë e Policisë Kufitare është ndaluar një kamion me ngasës mashkull serb.

Sipas raportit policor ai po transportonte dru pa dokumentacion përkatës, duke dashur që në mënyrë ilegale t’i transportojë për në shtetin serb.

Me urdhër të prokurorit drutë dhe kamioni janë konfiskuar ndërsa i dyshuari është liruar./Telegrafi/