Telegrafi

Ndalohet një serb në fshatin Bistricë, policia i gjeti në veturë afro 31 mijë euro të padeklaruara

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 00:28, Njësia Speciale Operative përderisa po realizonin një pikë kontrolli në fshatin Bistricë kanë ndaluar veturën Skoda ngjyrë e zezë me targa të huaja me vozitës M.R (2003) shtetas i Serbisë.

Gjatë kontrollit të veturës janë gjetur një sasi e konsiderueshme e të hollave në vlerë prej 30.870 euro të cilat personi i dyshuar i kishte të padeklaruara .

“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i krimeve të rënda i cili ka sugjeruar të iniciohet vepra penale ‘’Mosdeklarim i pasurisë’’ dhe të konfiskohen të hollat. Personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ofrimin e sigurisë dhe parandalimin e të gjitha dukurive negative dhe veprave penale në vend. /Telegrafi/