Site icon Telegrafi

​Solli luanin në Kosovë në mënyrë ilegale, ndalohet i dyshuari

 Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, sot ka ndaluar të dyshuarin A.H., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Kontrabandimi me mallra’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ekziston dyshimi i bazuar se nga data e papërcaktuar, deri më 21 nëntor 2019, në resortin ‘’Maja e Zezë’’, në fshatin Stanqiq, komuna e Gjilanit, i dyshuari A.H., përmes rrugëve dytësore malore, dyshohet se nga Republika e Shqipërisë, pa asnjë dokumentacion përcjellës, ka sjellë kafshën e llojit ‘’Panthera Leo’’, të racës Luan, ku pas kësaj të njëjtin e ka vendosur në resortin e lartpërmendur, ku edhe zhvillon biznesin afarist.

Prokurori i rastit, ndaj të njëjtit ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, në afat prej 30 ditësh, nga Gjykata kompetente në Gjilan.

Exit mobile version