Site icon Telegrafi

Ndalohet një person në Leposaviq – hyri ilegalisht nga Serbia

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka ndaluar një person në fshatin Joshanicë të Leposaviqit.

Sipas policisë gjatë patrullimit kanë ndaluar një automjet me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar i cili dyshohej se ka kaluar ilegalisht kufirin Serbi –Kosovë.

Gjatë kontrollit në automjet kishte pasur të ngarkuara mallra të ndryshme ushqimore.

Automjeti me mallra është dërguar në doganë, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar. /Telegrafi/

Exit mobile version