Është ndaluar një automjet i cili po transportonte 435 kilogramë duhan të kontrabanduar.
Dogana e Kosovës ka njoftuar se tentim kontrabanda do t’i shkaktonte shmangie taksës së akcizës rreth 15 mijë euro.
“Njësitet Doganës së Kosovës kanë arritur të identifikojnë dhe ndalojnë një Automjet i cili ishte duke transportuar 435 kg Duhan të grire, respektivisht gjatë kontrbandimit. Tentim kontrbanda do të shkaktonte shmangej të taksës së akcizës rreth 15.000 euro, Sektori përkatës i doganës ka vazhduar procedurat me në bashkëpunim me prokurorinë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/