Telegrafi

Ndalohet një autobus me targa RKS në Merdar, policia gjen armë dhe fishekë në një valixhe

Foto: Ilustrim/Arkiv

Policia e Kosovës ka ndaluar një autobus me targa RKS në pikë kalimin kufitar në Merdar.

Gjatë kontrollit kanë hasur në një pistoletë dhe fishekë.

“Zyrtarët policorë së bashku me zyrtarët doganorë, gjatë kontrollimit të autobusit në valixhen e një pasagjeri mashkull kosovar kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë të kalibrit 9-mm, dhe 28 fishekë”, ka njoftuar policia.

Në konsultim me prokurorin rasti ka shkuar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/