Policia ka arritur të identifikojë nënën e cila braktisi foshnjën e porsalindur në garazhin e një pallati në Tiranë.
Bëhet fjalë për shtetasen me iniciale E.I. 29 vjeçe nga Pogradeci, po merret në pyetje nga policia. Gruaja është lindur në Pogradec dhe banuese në Tiranë.
Për momentin fëmija ndodhet në maternitetin “Koço Gliozheni”, në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Burime bëjnë me dije se lindja ka ndodhur në divanin që ishte në bodrum. Kamerat e sigurisë nga jashtë kanë kapur një gruan që dyshohet se është nëna e foshnjës, por pamjet nuk janë të qarta. /Telegrafi/