Policët në Merseyside të Anglisë, kanë ndaluar një të re që dukej sikur ishte zhveshur në pjesën e poshtme dhe lëvizte ashtu nëpër rrugë.
Por, kalimtarja në të njëzetat kishte pantallona shumë të shkurtër, të mbuluara me pallton që kishte sipër, transmeton Telegrafi.
“Duket se është nisur për të notuar, në këtë kohë të ftohtë të vitit” ka qenë një nga komentet e shumta.
Raportohet se asaj i është tërhequr vërejtja nga forcat e rendit, që kërkuan të dilet në rrugë me veshje sa më të përshtatshme. /Telegrafi/