Site icon Telegrafi

E ndaluan dy persona me armë dhe të maskuar – ia morën paratë dhe ikën, Policia heton rastin në Mitrovicë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të grabitjes së armatosur në jug të Mitrovicës, ku një person ka lajmëruar Policinë se është ndaluar nga dy persona të dyshuar të maskuar dhe nën kërcënimin e revoles i janë grabitur para të gatshme.

Rasti ka ndodhur të martën në ora 21:56.

“Të dyshuarit pas kryerjes së veprës janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërkaq rasti është në hetime. /Telegrafi/

Exit mobile version