Një femër me shtetësi të Kosovës është ndaluar nga policia të hënën në Aeroportin e Prishtinës.
Policia njofton se e njëjta ishte kthyer nga autoritetet austriake, pasi kishte prezantuar leje-qëndrimin austriak të falsifikuar.
“Aeroporti i Prishtinës, 18.04.2022 – 10:45. Është ndaluar e dyshuara femër kosovare, e cila ishte kthyer nga autoritetet austriake, pasi kishte prezantuar leje-qëndrimin austriak të falsifikuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/