Telegrafi

Ndalohet me ligj angazhimi i modeleve të dobëta në peshë (Foto)

PARIS, FRANCE - MARCH 07: A model walks the runway during the Saint Laurent show as part of the Paris Fashion Week Womenswear Fall/Winter 2016/2017 on March 7, 2016 in Paris, France. (Photo by Francois Durand/Getty Images)

Ministria e Shëndetësisë në Francë e ka ndaluar angazhimin e modeleve të holla, që kanë shumë pak peshë.

Të interesuarat për ndonjë projekt të modës, duhet të tregojnë raportin e mjekut, se kanë peshë normale me gjatësinë dhe është në rregull me shëndetin, transmeton Telegrafi.

Në këtë formë, po bëhen përpjekje që të eliminohen standardet jo reale të bukurisë dhe të mos inkurajohen të rejat, të mos hanë për të mbetur më të holla.

Modeleve të holla iu ndalohet angazhimi në projekte

Sipas disa hulumtimeve, modelet me trup të dobët janë konsideruar ideale nga të reja, të cilat në përpjekje që t’i imitojnë, kanë pasur çrregullime në ushqim që i ka dërguar deri në anoreksi.

Prej një tetorit, kur hyn në fuqi ky ligj, të gjitha fotografitë, që janë edituar për t’i bërë modelet më të holla, duhet të mbajnë shënimin se është ndërmarrë ky veprim.

Punëdhënësit që angazhojnë dikë e që indeksi i masës së trupit nuk është në rregull, rrezikon të paguajë deri në 75 mijë euro gjobë. /Telegrafi/