Një furgon me targa angleze është ndaluar në portin e Durrësit pasditen e kësaj të hëne.
Nga kontrollet e ushtruara nga policia, në furgon janë zbuluar 8 armë zjarri, tip pistoletë.
Furgoni ka qenë tip Mercedes Benz me targa KS 15 NZN
Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ka nisur hetimet.
Deri më tani nuk dihet origjina e armëve, ndërsa si destinacion kishin Anglinë.
Hetimet po vijojnë për të zbardhur ngjarjen e plotë dhe për të vënë para përgjegjësisë autorët.