Telegrafi

Ndalohet i dyshuari që i kishte sjell nga Serbia 800 kg speca

Foto: Ilustrim

Një person është ndaluar në fshatin Koretin, pasi i njëjti dyshohet se kishte sjell nga Serbia 800 speca.

Sipas raportit të PK-së, sasia e mallit dhe automjeti janë dorëzuar në terminal doganor.

I dyshuari ndërkaq, është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Fsh. Koretin 10.09.2021 – 21:00. Është ndaluar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që në automjetin e tij i janë gjetur 800 kg speca, që dyshohet se janë sjell nga Serbia. Me vendim të prokurorit, automjeti dhe malli janë dorëzuar në terminal doganor, ndërsa i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së. /Telegrafi/