Policia në Berat ka ndaluar drejtorin e një shkolle të mesme, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht në zyrën e tij dy nxënëse.
59-vjeçari me iniciale Y.H. akuzohet për ngacmim seksual dhe shpërdorim detyre.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat. /Telegrafi/