Festivali më i madh i muzikës në vendin tonë do të startojë gjatë ditës së sotme.
“Sunny Hill Festival” do të nisë sonte në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë gjersa do të zgjasë për tre ditë.
Festivali që do të mbahet në parkun e Gërmi, do të bëjë që t’ia mësyjnë shumë qytetarë parkut të vetëm të këtij qyteti.
Por, veturat private nuk do të lejohen që të shkojnë drejt parkut dhe ata që duan të shkojnë në festival duhet ta përdorin transportin publik.
Theksojmë se ylli kryesor i kësaj mbrëmje dhe i gjithë festivalit padyshim është Dua Lipa, e cila pritet të interpretoj hitet e sjella ndër vite.
Ndryshe, në skenën gjigante do të mund t’i shohim edhe yjet me famë ndërkombëtare si Martin Garrix, Action Bronson, Gashi etj.
Natyrisht, nuk do të mungojnë as yjet e muzikës shqiptare të zhanreve të ndryshme. /Telegrafi/