Telegrafi

Ndalohen serbët që hynë ilegalisht në Kosovë

Policia kufitare ka ndaluar një kamion me targa të Serbisë në të cilin po udhëtonin dy serbë dhe një rom, shtetas të shtetit fqinj e të cilët kanë hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur dje në mbrëmje në fshatin Metergofc që gjendet në kufi me Serbinë ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.