Site icon Telegrafi

Ndalohen pjesë të rrejshme që ngjajnë me Porsche, në vlerë të 60 milionë eurove

Departament i veçantë nga Porsche, vetëm për të ndaluar pjesët e rrejshme nga prodhues të pa kualifikuar.

Të gjithë ata që kanë një Porsche, duhet të ndihen të sigurt dhe ta shijojnë vozitjen aq sa munden, andaj këto vetura dhe pjesët e tyre kushtojnë shumë shtrenjtë, transmeton Telegrafi.

Në treg ka edhe pjesë të rrejshme që ngjajnë me Porsche me çmime shumë të lira, mirëpo ato nuk e kanë kualitetin e kompanisë gjermane, e as që plotësojnë nevojat elementare.

Për ta ndaluar këtë aktivitet kriminal, Porsche ka krijuar një departament të veçantë, me tre ekspertë dhe dy avokatë, që të identifikojë pjesët jo legale që po shiten në treg. Rreth 60 milion euro do arrinin në treg, pjesët që janë krijuar deri më tani dhe ofroheshin kryesisht nëpër platformat e ndryshme në internet.

Shumica e këtyre pjesëve për vetura vinin nga Kina, derisa nuk mungonin as syza, kapela dhe aksesorë tjerë me shenjën e Porsche, derisa në logo ndodhte që të ishte ndonjë kafshë tjetër. Madje, në një rast, janë gjetur edhe tableta për simulim seksual të prodhuara në Turqi, derisa mbante firmën e Porsche.

Airbag, frena, drita dhe shumë pjesë tjera me shenjën e Porsche gjenden në tregun e zi, gjë që e ka shqetësuar kompaninë prodhuese, sepse nuk do të mund ta kryejnë funksionin si duhet dhe mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version