Site icon Telegrafi

Ndalohen katër shqiptarë të mbyllur në kuti kartoni, po dërgoheshin ilegalisht për në Britani të Madhe

Janë ndaluar katër shqiptarë, që po dërgoheshin për në Britani të Madhe, që ishin mbyllur në katër kuti kartoni.

Forcat kufitare në Calais, e ndaluan furgonin që ishte nisur nga Frankfurti dhe po shkonte për në Dover, transmeton Telegrafi.

Më vonë është mësuar, se ata i kanë paguar nga 700 euro një grupi trafikantësh prej katër personave, derisa njëri prej tyre tashmë është arrestuar. Vladimir Tollumi është njëri nga trafikantët, që tashmë është ndaluar, mirëpo tre të tjerë janë në arrati.

Ai ishte legalisht në Britani të Madhe, sepse kishte fituar shtetësinë më 2004, derisa u gjet se po merrej sërish me trafikim, pas lirimit me kusht, në mesin e dënimit prej 40 muajve, për të njëjtat arsye.

Raportohet se në furgon ishin gjashtë kuti, të siguruara me shirita mbrojtës, derisa brenda tyre ishin katër emigrantët, gjendja shëndetësore e të cilave është e mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version