Telegrafi

Ndalohen katër kamionë që dyshohet se po bartnin dru ilegalisht

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë patrullimit në zonën kufitare në pjesën lindore të vendit, ka ndaluar për kontroll katër kamionë që po bartnin dru.

Sipas policisë, ndalimi është bërë në udhëkryqin e rrugëve që shpije në drejtim të fshatrave Sfircë, Zajqevc dhe Tugjec.

“Gjatë kontrollit të dokumentacionit përkatës që lëshohet për transportimin e lëndëve drusore, kanë vërejtur se ai dokumentacion dyshohet të jetë i falsifikuar”, thuhet në komunikatën për media.

Rasti është trajtuar në koordinim me Agjencinë e Pyjeve dhe organet e drejtësisë.

Policia ka iniciuar rastin ‘falsifikimi i dokumenteve’ dhe po ashtu deri në përfundim të procedurave janë sekuestruar rreth 80 metra dru si dhe mjetet me të cilat kryhej transporti. /Telegrafi/