Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti për Krime të Rënda-Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion me urdhër të Prokurorit të Shtetit ka ndaluar personat me inicialet D.H. dhe I.I., zyrtarë në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, të njëjtit dyshohen se kanë keqpërdorur detyrat zyrtare.
“Personat me inicialet D.H. dhe I.I., zyrtarë në Gjykatën Themelore në Prishtinë dyshohen se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 i KPRK-së”.
Prokuroria ka njoftuar se ndaj të dyshuarve do t’i ndërmarrë veprimet e mëtejme ligjore, ndërsa ndaj kësaj çështjeje penale do të vazhdojnë të zhvillohen hetime në koordinim me Policinë e Kosovës./Telegrafi/