Site icon Telegrafi

Ndalohen dy shtetas të Shqipërisë në kufi, tentuan të fusin veshëmbathje në Kosovë pa deklaruar në doganë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të kundërvajtjes doganore që kanë ndodhur ditën e enjte.

Policia njofton se dy shtetasit e Shqipërisë kanë tentuar të fusin veshëmbathje në Kosovë pa deklaruar në doganë, transmeton Telegrafi.

Më poshtë, rastet e ndara sipas raportit të Policisë:

PKK-Vërmicë, 30.09.2021- 14:30. Në hyrje të kalimit kufitar vetura me targa të Shqipërisë të cilën e voziste e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë, është selektuar për në vijën e dytë kontrollit. Gjate kontrollës të ushtruar ne vijën e dytë, në bagazhin e veturës është hasur në mallra te ndryshme të pa deklaruara, rreth 44 artikujë të ndryshëm si patike, këpuce, çizme, veshëmbathje të ndryshme. Lidhur me rastin është duke u marrur Dogana e Kosovës në SPK-Vërmicë.

PKK-Vërmicë, 30.09.2021- 15:30. Në hyrje të kalimit kufitar, është selektuar për në vijën e dytë kontrollit, autobusi me targa të Shqipërisë, të cilin e voziste i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë . Gjate kontrollës në vijën e dytë, në bagazhin e autousit është hasur në mallra të ndryshme (veshëmbathje ) të pa deklaruara si: trenerka për fëmijë, duksa, jakne, komplete femrash, dhe të tjera. Lidhur me rastin është duke u marrur Dogana e Kosovës në SPK-Vërmicë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version