Telegrafi

Ndalohen dy persona në Prishtinë, nën dyshimin për shitje të narkotikëve

Policia e Kosovës dje rreth orës 16:35 në Prishtinë, ka ndaluar dy meshkuj K-Shqiptarë, nën dyshimin se të njëjtit shesin lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit tek të njëjtit nuk është gjetur asgjë e dyshimtë por në afërsi në një mur janë gjetur dhe janë konfiskuar nëntë (9) qese të vogla me marihuanë.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/